E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS-së Rama pret reporterët e KE-së

Në vijim të takimeve, përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, David Willshire dhe Jako Lakso janë pritur sot nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.
Në takim mësohet se Rama i ka informuar reporterët me situatën politike në vend. Pas takimit deputeti Ditmir Bushati ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se mes Ramës dhe reporterëve është folur për qëndrimin e PS-së, bojkotin ndaj Kuvendit, zgjedhjet parlamentare dhe lirinë e medias.
Bushati ka theksuar se reporterët janë informuar për situatën politike dhe për qëndrimin e panegociueshëm të opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›