E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS-së në Shkodër: Rama të largohet

Pas deputetëve Ben Blushi dhe Arben Malaj, zërave që kërkojnë largimin e Edi Ramës nga drejtimi i Partisë Socialiste u është bashkuar edhe kreu i degës së partisë në Shkodër, Edip Shiroka, i cili e bazon kërkesën në statutin e partisë. Sipas Shirokës, Partia Socialiste doli e humbur nga zgjedhjet e 28 qershorit, dhe fajtorët duhet të marrin mbi vete përgjegjësitë, në bazë të statutit të partisë Socialiste. Në këtë mënyrë, kreu i PS së Shkodrës është një nga zërat e parë të drejtuesve të kësaj force politike në rrethe që del hapur pro largimit të Edi Ramës nga drejtimi i selisë Rozë.
Ndërsa, duke u ndalur te humbja më 28 qershor, Shiroka shton se arsyet kryesore ishin mos koordimi i strukturave, dhe mos marrja parasysh nga kryesia të mendimit të bazës. Për këtë Shiroka kërkon që analiza të jetë e thellë dhe të shërbejë për të nxjerrë mësime për sfidën e radhës elektorale. Ndërsa, duke duke u kthyer një përgjigje zërave për të ardhmen e PS, Shiroka shton se asgjë nuk do ndodhë nëse Rama largohet pasi Partia Socialiste ka njerez të aftë të cilët mund të marrin drejtimin.
Zërat për largimin e Edi Ramës nga drejtimi i Partisë Socialiste u shfaqën pas humbjes së kësaj force politike në zgjedhjet e 28 qershorit. Megjithëse me një kod zgjedhor të propozuar nga kjo forcë politike në zgjedhjet e 28 qershorit , PS mori 66 deputetë, gjë e cila ka bërë që fatura e humbjes t'i adresohet kreut të Partisë, nga i cili tashmë kërkohet dorëheqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›