Zjarr në kodrat e Mashkullorës, 100 m larg depove të naftës
GJIROKASTËR - Kodrat e fshatit Mashkullor të qytetit të Gjirokastrës janë përfshirë nga flakët e zjarrit sot paradite. Situata paraqitet e rrezikshme sepse 100 metra larg vatrës së zjarrit janë depot e naftës të kompanisë ARMO.
Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje rreth orës 10: 30 minuta, por vetëm dy automjete janë duke punuar për shuarjen e flakëve. Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë bërë që flakët të përhapen shumë shpejt nëpër kodër.
Raportohet se zjarrfikësit po operojnë nga pjesa e poshtme e kodrës, në mënyrë që flakët të mos i afrohen depozitave të naftës, ndërsa pritet që një tjetër makinë zjarrfikëse të mbërrijë në vendin e ngjarjes.