Kreu i PS se rrethit Vlore shkon tek LSI
E premte 21 Tetor 2011 1619
KUJTIM SULE
Kryetari i PS se rrethit te Vlores Kujtim Sulce i eshte bashkuar LSI menjehere pas vendimit te strukturave te PS qe nuk e perzgjodhen ate si kandidat per kreun e Keshillit te Qarkut. Sulce i cili ka mbajtur edhe detyren e kreut te Keshillit Bashkiak te Vlores e se fundmi ate te kryetarit te grupit socialist ne Keshill tha se motivi i doreheqjes ishte mungesa sipas tij e funksionimit te kryesise se partise si dhe shkelja e disa parimeve.
I pyetur nga mediet nese do te vazhdonte te qendronte ne PS po te zgjidhej kandidat per kreun e Keshillit te Qarkut Sulce nuk dha nje pergjigje direket. Ndersa deputeti socialist i Vlores Fatmir Toci duke hedhur poshte pretendimet e Sulces tha se largimi i tij nga PS lidhet jo me parimet por interesat personale. Ngulmoj te them se nuk ka vend per te debatuar mbi argumentet e tij. Ato mund ti konsideroja per debat vetem nese nuk do dija personalisht te verteten qe vete Kujtimi me ka rrefyer mua kur ishte ende i turbulluar nga oferta e Ilir Metes. Ka ikur tek Ilir Meta per interesa e favore e jo per parime. Problemet dhe shqetesimet edhe kur jane vertet te tilla zgjidhen brenda familjes. Ka ikur tek Ilir Meta per karrige jo per argumente. Ka ikur nga PS-ja si nje i shitur i radhes jo si nje socialist idealesh. Fjalet e sotme te Kujtimit e bejne edhe me te turpshme tradhtine e tij dhe shume me te ulet figuren e tij. E kam pasur mik por sot i them na ke zhgenjyer te gjitheve shprehet ne nje reagim te tij Fatmir Toci.
Shiko kroniken video