E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i opozitës: Kruja po shkatërrohet çdo ditë

Gazeta Shqip

Rama: Ta shpëtojmë këtë pasuri të trashëgimisë

Edi RamaKreu i opozitës, Edi Rama, zhvilloi dje një takim elektoral në Krujë, ku e vendosi theksin te shkatërrimi që po i bëhej jo vetëm kësaj zone të rëndësishme të trashëgimisë natyrore, por gjithë vendit. Sipas tij, me ardhjen në pushtet të socialistëve masakra ndaj zonave të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare do të marrë fund. Kjo është zonë që në hartë figuron me male, por kështu si po gllabërohet ka ardhur dita që të bëhen harta të reja të figurojë pa male. Ngrënia e të gjithë kësaj pasurie të madhe historike dhe kulturore, në kushtet kur kalaja është nga pikat më të kërkuara për t’u vizituar, është shëmbëlltyra më kuptimplotë e domosdoshmërisë që në 23 qershor ky rrënim që tek Kruja gjen pamjen e vet më rrëqethëse të marrë fund, theksoi Rama. Sipas tij, historia shqiptare nuk do t’ua falë rrënuesve që kanë bërë me zona të rëndësishme historike të vendit të tyre dhe si masë të parë do të votojnë koalicionin e majtë për të drejtuar vendin në mandatin tjetër katërvjeçar. Sipas tij, vota për Aleancën për Shqipërinë Europiane do të jetë një votë për ti kthyer nderin edhe Skënderbeut dhe Krujës së tij. Është një tradhti kombëtare e mishëruar në barbarinë që po i bëhet kësaj vatre të historisë së Kombit tonë, që po shuhet në sytë e të gjithëve. Prandaj, në 23 qershor secili kur të votojë, duhet ta ketë parasysh edhe këtë; Të shpëtojë edhe nderin e vetë Krujës së Skënderbeut, theksoi Rama dje nga Kruja.

Kreu i opozitës: Kruja po shkatërrohet çdo ditë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›