E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kreu mbi 1 milion euro transaksione të paligjshme, arrestohet 41 vjeçari turk në Tiranë

Një 41 vjeçar turk është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka kryer me anë të mashtrimit mbi 1 milionë euro transaksione të paligjshme në bashkëpunim me persona të tjerë.

Ferhat Karakus, duke përdorur postet e biznesit të tij, ka kryer transaksionet me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.

Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›