E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kreu për 5 vjedhje të ndryshme, vihet në pranga 40-vjeçari në Tiranë

Policia arrestoi paraditen e kësaj të premteje një 40-vjeçar i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje në kryeqytet përgjatë muajit gusht.

Ardit Shehu i cili njihet edhe me emrin Jeton Nelku  rezulton autor i 5 vjedhjeve të ndryshme në Tiranë, 3 prej të cilave të kryera me dhunë.

Gjatë operacionit, policia ka arrestuar edhe 41-vjeçarin Ramadan Palushi, i cili shiste në dyqanin e tij sendet e vjedhura prej Ardit shehut.

Ndërkohë në Korçë, policia vuri në pranga 23-vjeçarin Orges Munushtiri, i cili ditën e enjte vodhi 100 mijë lekë në një supermarket, duke kërcënuar punonjëset me thikë.

Pas grabitjes së parë, i riu shkoi edhe në dy biznese të tjera duke marrë në total 43 mijë lekë.

23-vjeçari u identifikua nga kamerat e sigurisë dhe më pas u kap tek terminali i autobusëve të Korçës, në përpjekje për tu larguar nga qyteti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›