E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kreut i PR, Mediu: Opozita s’duhet të humbasë asnjë çast

‘Opozita s’duhet të humbasë asnjë çast, por duhet të bashkohet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill’, ky ishte mesazhi i kreut të PR, Fatmir Mediut nga Elbasani, i cili gjatë një takimi me strukturat, kërkoi angazhimin maksimal të jashtëparlamentarëve për të fituar zgjedhjet parlamentare.

“Zgjedhjet e 25 Prillit kanë një rëndësi kombëtare, sepse përcaktojnë të ardhmen e çdo qytetari shqiptar dhe Kombit, në Europën e Bashkuar. Rama nuk është vendosur thjesht kundër Europës, por kundër shqiptarëve, lirisë dhe interesit tonë si komb që ka vetëm një destinacion, BE. Qeveria e opozitës do të garantojë ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe punësimit, duke mbështetur biznesin me taksa të ulëta”, u shpreh Mediu.

Në takimin me drejtuesit e degëve të Partisë Republikane në qarkun e Elbasanit, Mediu kërkoi përfundimin brenda muajit dhjetor të përcaktimit të kandidaturave të kësaj force politike në të gjithë qarkun dhe njëkohësisht dhe përfundimin e organizimit elektoral në çdo qendër votimi dhe grup qendrash votimi. /rtsh.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›