E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Ilir Meta: Ne as pas 2025 nuk i çelim dot negociatat

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në forumin “Biseda për tranzicionin”, ka dhënë një vlerësim ironik për kryeministrin Edi Rama. Zoti Meta e vlerësoi kreun e qeverisë me një “10 me yll” siç tha që “e meriton për manipulimin e raporteve dërguar ndërkombëtarëve”.

“Meriton 10 me yll se ka manipuluar raportet ndërkombëtare, sikur këtu po bëhej çudi me reformat, ne e dinë se po të kishte ecur kështu me reformat do na ishin çelur negociatat. Qeveria ka dalë nga kontrolli i popullit, përpiqet ta intimidojë e frikësojë popullin. Ky nuk është tipari i një vendi demokratik. Ne as pas 2025 nuk i çelim dot negociatat”, deklaroi Meta. /rtsh.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›