E Martë, 3 Nëntor 2026

Krifca: 40 mijë lekë në muaj për studentët që zgjedhin programet prioritare të UBT

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka përsëritur thirrjen drejtuar të rinjve shqiptarë që të zgjedhin të studiojnë në disa programe prioritare për Shqipërinë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Zonja Krifca ka sjellë në rrjetet sociale shembullin e Ana Maria, ish-studente e mjekësisë veterinare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, e cila tashmë i është bashkuar ekipit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ana ka nisur karrierën në profesionin e saj, si inspektore veterinare pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

“Qeveria shqiptare tashmë do të ofrojë mbështetje financiare prej 40 000 lekë në muaj për studentët e rinj që zgjedhin të studiojnë në disa programe prioritare për vendin tonë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës”, është shprehur Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Thirrja e zonjës Krifca për të rinjtë shqiptarë vjen pikërisht në momentin kur ata po kryejnë aplikimet për fillimin e studimeve universitare.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›