Krihbaum: Serbia dhe Kosova të mësohen të “bashhkëjetojnë në paqe”

Një nga kushtet që duhet të përmbushë Serbia për të marrë datën e negociatave me BE-në, është edhe “përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë kryetari i Këshllit të çështjeve evropiane të Bundestagut gjerman Gynter Krihbaum, i cili të sot do të takohet me një delegacion të nivelit të lartë serb.
Në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti”, Krihbaum ka theksuar se si anëtarë të Bundestagut nuk mund të vlerësojnë nëse janë përmbushur ato kushte,sepse kjo i takon Komisionit Evropian.
“Në prill komisioni do të publikojë raportin e progresit të Serbisë në raport me Kosovën. Duhet të presim këtë dokument për të parë se cilat do të jenë hapat e tjerë”, ka thënë zyrtari gjerman.
I pyetur nëse Serbia duhet të nënshkruajë deklaratën për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Kosovën dhe nëse pritet që në një moment të caktuar ta njohë pavarësinë e Kosovës, Krihbaum tha se një deklaratë e tllë, në një kohë, gjithsesi do të ndihmonte.
Sipas tij “të dyja vendet duhet të mësohen që të “bashhkëjetojnë në paqe dhe të ndërtojnë të ardhmen e përbashkët në rajon”.
Në vërejtjen se Gjermania është vendi më rigoroz në kërkesa a për integrimet e Sesrbisë, ai tha se konstatimi i tillë nuk qëndron. Duhet thënë se hapjen e negociatave për pranim në samitin e parakohshëm nuk e ka bllokuar Gjermania, por disa vende të tjera./Indeksonline/