E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 24 vjet nga Greva e Trepçës

Sot rikujtohet një nga ngjarjet e rëndësishme të udhëtimit të Kosovës në rrugën e pavarësisë, greva e urisë e minatorëve të Trepçës.

Para njëzet e tri vjetësh mbi 1300 minatorë të këtij vigani ekonomik të vendit, për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës së kërcënuar nga apetitet e regjimit të Milosheviqit, zgjodhën protestën me grevë urie, e cila tërhoqi vëmendjen e botës se këtu po ndodhte historia. Jo njëherë, aso kohe e më vonë, është thënë se kjo grevë shënoi zhbërjen e Jugosllavisë.

Minatorët, hapi sakrifikues i të cilëve për tetë ditë mbajti në këmbë opinionin e brendshëm e botëror, ua mësuan të tjerëve rrugën e rezistencës. Ndonëse ranë në kurthin e mashtrimeve të politikës së gatuar në Beograd, kërkesat e tyre politike mbijetuan, për të triumfuar më luftën e fundshekullit.

Në kujtim të fillimit të kësaj greve, 20 shkurt të vitit 1989, në Stantërg sot nis Java e Minatorëve, e cila do të mbushet me një varg aktivitetesh. Kjo ngjarje do të shënohet po ashtu edhe në Mitrovicë, Skenderaj, Kishnicë e vendbanime të tjera. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›