E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijohet Keshilli Teknik per Qeverisjen Elektronike

Krijohet nën drejtimin e Ministrit Genc Pollo Këshilli Teknik për Qeverisjen Elektronike. Ky Këshill që do të merret me imazhin dhe shërbimet elektronike të administratës shtetërore, do ketë në përbërje të gjithë drejtorët e IT-ve nga të gjitha ministritë dhe do të shërbejë për të koordinuar standarde të njëjta përsa i përket teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit. 

Ky projekt është në kuadër të nismës së kryeministrit Sali Berisha për një qeverisje elektronike ku të gjitha shërbimet dhe informacionet t`i ofrohen opinionit publik në mënyrë online. Gjithnjë sipas kësaj nisme, çdo ministri ka ngritur gjatë muajve të fundit njësitë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si struktura organizativo-teknike për projektimin, zbatimin dhe administrimin e qeverisjes vendore.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›