Krijohet bordi ekonomik në PS

Krijohet bordi ekonomik në Partinë Socialiste , bord i cili do merret me trajtimin e çështjeve ekonomike.
Kryesocialisti Rama tha në fjalën e tij se qeveria ka ndërmarrë politika ekonomike shkatërruese.Sipas tij në ekonomi ka mungesë të plotë transparence. Kreu i PS-së theksoi se shifrat zyrtare të publikuara nga qeveria shqipare janë mashtrime.
Rama nënvizoi se çdo ditë që kalon, qytetarët shqiptarë vijojnë të ndjejnë rrënimin ekonomik. "Ankthi i pasigurisë ekonomike është shtuar, ashtu siç është kthyer ankthi i pasigurisë në punë për të gjithë qytetarët. Shqiptarët çdo ditë e më shumë po blejnë më pak", tha ai.
Kreu i Këshillit Ekonomik në PS, Shkëlqim Cani tha se gjendja ekonomike është shumë e vështirë. Sipas tij ka rënë fitimi i bankave 10 herë, ndërsa është rritur numri i kredive të këqija.
Cani tha se papunësia është rritur, madje sipas tij , papunësia është shumë herë më e madhe nga sa është deklaruar nga qeveria. "Në qeveri nuk ka korrupsion, por kapje shteti, administrata shtetërore po e kalon pronën publike në mënyrë fatale aty ku nuk duhet, kanë rinisur fajdet", shtoi ai.
Deputeti i PS-së, Ilir Beqja tha se INSTAT me të dhënat ekonomike që ka publikuar po dëshmon se po shpërdoron detyrën. "çdo ditë e më shumë po mashtrohet me ekonominë", pohoi ai.