Krijohet cadra-spital

Gjate paradites jane larguar per ne spital edhe grevistet Preng Tuci dhe me pas Oltian Ruci. Si pasoje e situates se renduar shendetesore nje tjeter cader eshte kthyer ne qender te ndihmes se shpejte ku marrin serum pjesa derrmuese e tyre. Gjendja shendetesore rendohet ore pas ore dhe shumica e grevisteve tashme thuajse te gjithe kohen e kalojne te shtrire.
“Për ne që jemi këtu brenda, Berisha nuk ka më ndonjë anë të errët të karaktetit të tij të pazbuluar”, u shpreh deputeti Ilir Beqaj.
Megjithate ne cadren e ngritur para kryeministrise gjithcka ka marre formen e nje beteje, e cila sipas grevisteve nuk eshte me kryeministrin por me realitetin e krijuar në Shqiperi, nje realitet qe sipas tyre i ka marre frymen lirise dhe demokracise se vertete.
“Jam këtu si një shembull, si një aktivist për të bindur shqiptarët e tjerë që të kuptojnë se pa rregulla të ndershme loje nuk mund të ecim përpara”, u shpreh Erjon Veliaj.
Mohimi i paktit te propozuar nga nderkombetaret sipas socialisteve ne greve eshte tregues i mungeses se vullnetit politik te kryeministrit per te bere transparence te zgjedhjeve te 28 qershorit. E ne kete situate ata nuk pranojne te terhiqen nga greva e urise.
“Kjo është zgjidhja e vetme nëse ne duam që të mos sabotohen proceset. Berisha është personi përgjegjës për sabotimin e proceseve integruese të Shqipërisë”, u shpreh deputeti tjetër Taulant Balla.
Ndërkohë që pjesa e deputetëve që jane jashtë greves u mblodhen ne mesdite per te diskutuar hapat e metejshem, por pa marre ndonje vendim.