E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urisë e Partisë Socialiste në ditën e 18-të, deputetja Olta Xhaçka lë çadrën Çadra ku janë të ngujuar grevistët

Vijon greva e urisë së Partisë Socialiste. Në ditën e 18 të saj, rreth orës 09.30 minuta të paradites së sotme është dërguar në spitalin Infektiv të QSUT një tjetër grevist i Partisë Socialiste. Grevisti është Preng Tuci, 56 vjeç,i cili ka lënë çadrat e ngujimit për t’u dërguar me urgjencë në spital. Ndërsa rreth mesditës është një tjetër grevist është shoqëruar për në spital. I riu nga Tirana, Oltian Ruçi, lë grevën pas gjendjes së përkeqësuar të shëndetit. Shkon në 56 numri i të larguarve nga greva e urisë. Pas tij, një tjetër greviste ka dalë nga greva. Ajo është deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, e cila është përcjellë menjëherë për në QSUT, pas problemeve me tensionin dhe stomakun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›