E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet motori i “padukshëm”

SHBA, 26 tetor NOA - Nuk është as film, as karton i animuar por, thjesht krijimtari e mendjes njerëzore.

Po flasim për motorin e “padukshëm, i cili ekziston realisht.

Shpikësi i saj është Joey Ruiteros, një dizenjues amerikan të cilit me siguri nuk i mungon aspak krijimtaria.

“Mjeti i transportit me dy rrota, në këtë mënyrë nuk ndot ambientin dhe momentalisht është krijuar për të ecur për rreth 3 orë.

Nuk do të jetë shumë komode me siguri, (është e mbuluar në formë paralelepipedi nga të katra anët me pasqyra alumini) po që është një shpikje me të vërtetë gjeniale.

r.b/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›