Fondi shqiptaro-amerikan bashkon Berishen e Bashen

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit së bashku me Fondacionin me të njëjtin emër, që kanë të njëjtin qëllim, ndihmën financiare për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri kanë mbledhur në mbrëmje në Pallatin e Brigadave personalitete të larta të politikës dhe jetës ekonomike në vend.
Fondi shqiptaro-amerikan i zhvillimit, që vepron prej 15 vjetësh në Shqipëri, bashkëpunon me cdo qeveri shqiptare për realizimin e projekteve të saj.
Sipas presidentit të Bordit Drejtues të Fondit, Michael Granoff, qëllimi i fondit në 15 vjet aktiviteti në Shqipëri mbetet i njëjtë, përmirësimi i jetës së cdo qytetari përtej cdo paragjykimi politik. Sipas zotit Granoff arritja më e rëndësishme e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit është rritja e numrit të vendeve te punës, të krijuara nëpërmjet investimeve direkte dhe indirekte të kryera në Shqipëri.
Për Kryeministrin Berisha projektet e Fondit në Shqipëri janë një histori e vërtetë suksesi dhe kanë kontribuar për një ndryshim thelbësor të ekonomisë së tregut të lirë në vend. Kryeministri Berisha vlerësoi veçanërisht kontributin e Fondit në këshillat e çmuara që ka dhënë për qeveritë shqiptare në përpjekjet e tyre për të ndërtuar këtu tregun e lirë.
Pritja e dhënë nga Fondi Shqiptaro amerikan i Zhvillimit ishte edhe një rast i mirë për shfaqjen së bashku në publik të Kryeministrit, Sali Berisha dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranes, Lulzim Basha.
Që kur zoti Basha është zgjedhur në këtë post, kryetari demokrat i Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministri Berisha nuk ishin shfaqur së bashku, ndoshta për të forcuar idenë se zoti Basha po i merr vendimet për kryeqytetin i pandikuar nga Kryeministri Berisha dhe se, të paktën tani për tani, ai nuk është i interesuar për politikën në nivelin më të lartë të saj.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale
Kryeministri Berisha, në një pritje të organizuar për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, i cilësoi “miqtë amerikanë” si vendimtarë në transformimin rrënjësor të Shqipërisë në 15 vitet e fundit, në të njëjtën kohë që falenderoi për kontributin e madh të dhënë në shumë sektorë të ekonomisë dhe premtoi lehtësira të mëtejshme fiskale për të gjithë investitorët e huaj. Hetimi i zgjedhjeve në Tiranë
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa nga kutitë e e zgjedhjeve të fundit të 8 majit. Kjo konfirmohet si nga burime të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, edhe nga burime pranë organit të akuzës.
Pollo mirëpret nismën e ILDKP-së
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur procedurën e hetimit administrativ për pasurine e Ministrit te Inovacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit, Genc Pollo. Topi: Shqiptarët të mbajnë një qëndrim
Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi se po ndjek me vëmendje të vecantë zhvillimet në Luginën e Preshevës, duke vënë në dukje rëndësinë e trajtimit të shqiptarëve sipas standardeve demokratike ndërkombëtare, si dhe duke shprehur mbështetjen e palëkundur për të drejtat themelore të shqiptarëve në atë rajon dhe përfshirjen e tyre si qytetarë të barabartë në jetën politike, shoqërore dhe institucionale të shtetit të Serbisë. Rama: Kundër ligjit të plehrave
Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga kongresi i socialistëve, Edi Rama deklaron se është gati programi i ri politk, që sipas kryetarit të Partisë Socialiste do të udhëheqë opozitën drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Lajmet kryesore
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Specialistët: Katastrofë mjedisore, dëmet të pariparueshme
Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Paralajmërimi i FMN-së, Kodheli: Qeveria të marrë masa
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale
Obama përkrah veprimet e KFOR-it në veri