E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krijohet partia e re “Djathtas”, Alibeaj: Përfaqësojmë vlerat më të larta konservatore

Larg Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, deputeti Enklejd Alibeaj ka prezantuar sot partinë e re “Djathtas”.  I mbështur nga disa figura të larguara nga Partia Demokratike,  Alibeaj renditi shtyllat kryesore ku do të bazohet forca e re.

“Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë, i cili ka në themelet e tij lirinë e individit si baza e të githë kohezionit shoqëror, ekonomik dhe politik. Për ne, përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë. Ne e shohim zhvillimin e vendit të bazuar mbi pesë shtylla themelore të lirisë: individin, pronën, familjen, vetëqeverisjen dhe besimin”, tha Alibeja.

Sipas Alibeajt, “Djathtas” do të ketë synim elitën në përbërje të saj

“Meritokracia dhe qarkullimi i elitave si dhe thithja e vlerave më të mira intelektuale të vendit përbëjnë parimet bazë në të cilat besojmë. Ne promovojmë lirinë e organizimit sepse besojmë që demokratizimi i jetës politike/partiake dhe vendimmarrja në duart e anëtarit janë premisa të realizimit me sukses të propozimeve dhe projektit tonë politik”, tha Alibeaj.

Pjesë e kësaj partie të re duke të jenë disa nga figura, përfshirë Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj dhe Roland Bejko./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›