E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet qendra e dialogut biznes- parlament

Krijohet ne Tirane qendra e dialogut biznes- parlament nje inisiative e deputeteve dhe sipermarresve shqiptare dhe qe mbeshtetet nga deputete dhe zyrtare te Britanise se Madhe ku ka seline qendra nderkombetare e dialogut biznes parlament. Ne ceremonine e prezantimit te qendres ishte i pranishem deputeti britanik Mark Pricard kryetar i grupit te deputeteve miq te Shqiperise ambasadoret e dy vendeve dhe deputete e sipermarres.
Ndermjet kesaj qendre e cila do do lidhe sebashku ne komunikim biznesin dhe politiken do jete nje korsi e re per te krijuar lidhje te fuqishme te ketyre dy faktoreve sic jane biznesi politika e ne menyre te vecante parlamenti tha Gjoke Uldedaj kryetar i QDBP.

Ne themel eshte forcimi i dialogut midis komunitetit te biznesit dhe parlamentit. Pra ne nje fare menyre qe politikat publike te pershtaten me nevoja me te gjera te shoqerise. Qellimi eshte jopolitik dhe besoj do te ndihmoje ne forcimin e marredhenieve ndermjet politikberies dhe komunitetit te biznesit tha Damian Gjiknuri zv/ kryetar QDKP.

Qendra eshte e hapur per te gjithe aktoret dhe nuk mban qendrime politike. Ajo do te fokusohet ne problemet qe has biznesi dhe ne informimin e parlamentit per to.

Qendra do te ndihmoje sensibilizoje angazhohet ne procese te rendesishme te biznesit duke mos lobuar per interesa te vecanta per perparime te peegjithshme sic eshte edhe gjykata administrative tha Uldedaj.

Cdo ceshtje qe ka te beje me biznesin do te dialogohet nepermjet kesaj qendre ne qofte se palet do te shfaqin interes qe te marrin pjese ne dialogim tha Gjiknuri.

Qendra te ngjashme funksionojne ne shume vende te zhvilluara si Britani Suedi Spanje e Belgjike. Qendra shqiptare eshte e para e ketij lloji ne rajon.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›