E Enjte, 5 Nëntor 2026

Krijuan vendbazime pa leje për mjetet lundruese, procedohen penalisht 6 shtetas në Ksamil

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Komisariati i Policisë Sarandë kreu kontrolle në vendin e quajtur “Tre ishujt” në Ksamil, ku u hoqën 10 pedana të vendosura në det pa lejen e organeve kompetente, të cilat shërbenin si vendbazime për mjetet lundruese, kryesisht për Jet Ski-të.

Në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë Detare, Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë dhe me IVMT bashkia Sarandë u kryen kontrolle në zonë, me qëllim goditjen e kësaj paligjshmërie dhe parandalimin e ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, Sektori për Hetimin e Krimeve i Komisariati të Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë për 6 autorë të dyshuar të vendosjes së këtyre objekteve, shtetasit D. M., S. D., F. H., S. P., E. M. dhe D. B..

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë u bën thirrje të gjithë shtetasve të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi për zonat bregdetare dhe ato ujore, në mënyrë që të shmangin ndëshkimet penale, si dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve në plazhet e zonës.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›