E Enjte, 5 Nëntor 2026

Euroja këmbehet me 99,60 lekë, dollari zbret në kuotën 89,93 lekë

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Leku vijon të fitojë pikë kundrejt monedhës europiane.

Në kursin e këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye të martën me 99,60 lekë, ose 0,12 lekë më pak se dje.

Dollari amerikan gjithashtu u kuotua në nivelin më të ulët historik. Këtë të martë një dollar u këmbye me 89,93 lekë, duke humbur 0,40 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Paundi britanik u këmbye me 116,96 lekë ose 0,09 lekë më pak se dje, ndërsa franga zvicerane rikuperoi terren duke u ngjitur në kuotën e 104,50 lekëve, ose 0,13 lekë më shumë se dje.

Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me fluksin e larte turistik që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti, por edhe me remitancat. Të dhënat konfirmojnë se për periudhën janar-korrik Shqipëria priti 6,3 milionë turistë.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›