E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijuesit e historisë

Duke filluar nga dita e mërkurë (25 janar) e deri ditën e premte (27 janar), në Hotel Millennium Broadway, në New York, mbahet takimi i “Krijuesve të Historisë”. Bëhet fjalë për përfaqësuesit e mediave kryesore botërore, të cilat merren me historinë ose me dokumentimin e së sotmes

E kanë quajtur vetveten si krijues të historisë për shkak se secili nga ta është plotësisht i vetëdijshëm për rolin që e ka në përcjelljen e ngjarjeve më të rëndësishme botërore, por edhe për shkak se do të merren vesh për atë se si do të përcillen ngjarjet që tek pritet të ndodhin në të ardhmen.

Producentët dhe përfaqësuesit më të njohur të shtëpive televizive nga më shumë se 20 shtete do të shkëmbejnë vizionet e tyre lidhur me përcjelljen mediale të ngjarjeve kryesore të vitit 2012. Këto ngjarje janë, siç nënvizojnë organizatorët e konferencës, para së gjithash zgjedhjet presidenciale amerikane, lëvizjet demokratike dhe trazirat nëpër pjesë të ndryshme të botës, megjithëse pjesë e këtyre ngjarjeve gjithsesi janë edhe shënimi i 100-vjetorit të fundosjes së Titanikut, ose edhe “afrimi i 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Par Botërore”.

Një numër i madh mysafirësh merren me prodhimin e filmave ose të serive dokumentare. Njëri nga ta është edhe producenti Kirk Wolfinger, themeluesi dhe pronar i shtëpisë filmike Lone Wolf Documentary Group, i cili me një rast punën e vetë e kishte përshkruar në këtë mënyrë:

“Ne bëjmë televizion. Programet tona televizive kanë stil. Siç e dinë të gjithë, sot ekziston edhe televizioni reality, ekzistojnë dokumentarë, ekzistojnë programe artistike... por ne jemi të specializuar për bërjen e televizionit me rrëfime të vërteta, dhe për njerëz të vërtetë. Ato pastaj ua shesim kanaleve televizive si National Geographic, History Channel, Nova, etj.

‘Historia e Vërtetë’

Njerëzit me përvojë të madhe në krijimin e filmave dokumentarë erdhën në New York me qëllim që t’iu ligjërojnë për mysafirëve të seminarit pë atë se, siç shprehen edhe vetë, “si bëhet historia”. Për shembull, për atë se si “Oama Bin Laden po i planifikonte diku sulmet masive terroriste ndaj civilëve në gjithë botën”, dhe se në krye të listës së tij për vrasje ishte presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës. Prandaj edhe u xhirua “një rrëfim i brendshëm” për njerëzit që u përballën me këtë kërcënim...

Në fakt, u xhirua një tregim për agjentët, për presidentin që e solli vendimin e vështirë, dhe, në fund, për njësitin elitar të marinës i cili e kreu detyrën e vetë. Bëhet fjalë këtu për filmin e kompanisë Nutopia, të bërë për kanalin televiziv BBC, i cili flet për kapjen dhe vrasjen e Osama Bin Laden. Ky film është nominuar për njërin prej shpërblimeve të kësaj konference.

Mbështetja televizive për vendimet politike

Gjatë konferencës për punën dhe për përvojën e tyre të bërjes së historisë do të flasin edhe përfaqësuesit e televizioneve Al-Jazeera, CBC, A&E, RedboxFilms, etj. Një atraksion i vërtetë gjithsesi se do të jetë Charlie Rose, redaktor dhe udhëheqës i PBS Show, një program ky që më datën 26 janar do të ketë një intervistë ‘live’ me një mysafirë të “fshehtë”. E në konferencë janë edhe përfaqësuesit e shërbimeve publike televizive NDR dhe ZDF, por edhe shumë të tjerë.

E për çfarë arsye ata veten nuk e quajtën dëshmitarë, por krijues të historisë mbetet një çështje në të cilën nuk është edhe aq vështirë të gjendet përgjigjja, po qe se dihet ndikimi i televizioneve në opinionin publik – e ky ndikim sigurisht që pastaj shërben si mbështetje për shumë vendime politike.

Temë e veçantë do të jetë përparimi teknik dhe teknologjia digjitale, si mjete të fuqishme në duart e “krijuesve të historisë”. Konferenca zgjat tre ditë... DW

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›