Turqia në krizën e saj më të madhe

Aydinlar bëri thirrje për unitet dhe përkrahje nga klubet në takimin e tyre të jashtëzakonshëm, të thirrur për të gjetur një zgjidhje për rikthimin e reputacionit të ligës së pasur.
Presioni ndaj Federatës turke u shtua të mërkurën, kur sekretari i përgjithshëm i UEFA-së, Gianni Infantino, tha se ajo duhet të reagojë shpejt dhe të marrë masa disiplinore kundër atyre që kanë qenë të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve, përfshirë disa prej klubeve kryesore në vend si: Fenerbahce, Besiktas e Trabzonspor.
“Futbolli turk është duke përjetuar krizën e tij më serioze, jo vetëm sot, por nga themelimi më 1923”, tha Aydinlar para 240 delegatëve në kryeqytetin turk Ankara.
“Në këtë test na nevojitet paqja, besimi, stabiliteti më tepër se kurrë. Për shkak se ne nuk jemi përgjegjës për këtë problem, ne kërkojmë ndihmën nga të gjithë ju, anëtarë të familjes së futbollit, për të gjetur një zgjidhje”, u shpreh ai në fjalimin e tij.