E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim i rëndë në Kombinat, një person vret gruan dhe veten

policia-sirenaaaShënohet një krim i rëndë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Një person ka qëlluar me armë zjarri mbi gruan me të cilën bashkëjetonte, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka qëlluar dhe mbi veten.

Viktimat janë Mimoza Nikolli, kameriere, 48 vjeçe, e divorcuar dhe nënë e 8 fëmijëve nga martesa me ish-bashkëshortin.

Viktima e dytë është Ali Verteniku, 64 vjeç, efektiv i Policisë së Spitalit të Burgut, baba i 3 fëmijëve me gruan që i kishte vdekur para dy vitesh. Çifti, që bashkëjetonte prej një viti në një apartament me qira në katin e tetë të pallatit ku ndodhi ngjarja, u gjet pa jetë nga forcat e Policisë, të cilëve iu deshën disa minuta për të hapur derën e shtëpisë ku ndodheshin kufomat.

Para se të kryente krimin e rëndë, ai i ka nxjerrë jashtë fëmijët.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se në krevat është gjetur e vrarë me tre plumba gruaja 48 vjeçe, Mimoza Nikolli.

Pak më tutje, në hapësirën mes krevatit dhe derës së dhomës, është gjetur i pajetë trupi i 64-vjeçarit Ali Verteniku, i goditur nga një plumb i vetëm.

Kjo skemë krimi shpjegoi për ekspertët se burri kishte vrarë gruan me armën e shërbimit dhe më pas veten.

Fqinjët e tyre thonë se ata kishin probleme të vazhdueshme dhe zënka mes tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›