E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish- shefi i rendit në Kukës: Në polici ka persona me precedentë penalë dhe me probleme mendore

policia

Ish- shefi i rendit në Kukës, Embro Zholi, i cili u tërhoq  nga detyra vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve, shpjegon se në polici janë futur  njerëz me precedent penalë, por edhe me të meta mendore.

Motivacioni i kërkesës time për dorëheqje ishte i pastër i prerë, duke sqaruar ngjarjen. Këtu dua tju përmend se ka disa lloj arsyesh për dorëheqje, por e imja ishte për sjelljen e punonjësit të SHKB-së, i cili u soll si një gangster ordiner. Dhe më tej, ndryshimi i versionit zyrtar të policisë më ka lënë absolutisht të habitur. Nuk jam larguar nga policia për mbingarkesë në punë dhe nuk mund të thotë askush këtë fakt. Nëse isha i mbingarkuar në punë dhe lodhesh, nuk do të më transferonin nga Tepelena me 7 mijë banorë për në Kukës, ku numërohen 70 mijë banorë. Prandaj kërkoj të zbardhen arsyet e transferimeve të mia, shprehet Embro Zholi.

Ai thekson se Kohët e fundit kam konstatuar abuzime të rënda, pavarësisht se nuk vlen të përmenden me emra. Them me përgjegjësi të plotë se në polici janë emëruar edhe persona me precedent penalë, madje një prej tyre është i dënuar dy herë. Gjithashtu kam hasur në efektivë policie, të cilët kanë raporte mjekësore për gjendjen mendore. Kjo është e turpshme. Kjo që deklaroj natyrisht që nuk është për shkak të mllefit tim si rezultat i sjelljes të punonjësit të SHKB-së ndaj meje, por si një realitet i hidhur që ka nevojë për një analizë të thellë, nënvizon Zholi për gazetën Shqip./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›