Krim pasioni në Tiranë, tetovari 52 vjeçar plagos veten dhe të dashurën nga Skrapari
Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e mesditës në një hotel në periferi të Tiranës.
Një person qëlloi mbi të dashurën e tij dhe më pas vrau veten.
Burimet policore bëjnë me dije se shtetasi nga Tetova e Maqedonisë, Agim Emini, ka plagosur rëndë të dashurën e tij, Alma Sulçe, studente 21 vjeçare nga Skrapari.
Emini, 52 vjeçar, ka qëlluar më pas mbi veten. Ai humbi jetën në spital nga plagët e marra.
Vajza është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim në Spitalin Ushtarak.
Policia dyshon se mes çiftit ka pasur një zënkë që ka nisur gjatë momenteve intime.
Vajza ka tentuar që të largohet nga dhoma e hotelit, por Emini ka qëlluar mbi të.
Dyshimet janë se ai e ka menduar vajzën të vdekur dhe ka qëlluar edhe mbi veten.
Stafi i hotelit ku ndodhi ngjarja e rëndë thonë se ata e frekuentonin shpesh hotelin./ep