E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda, 3 vjet burg pretenca për kërcënuesin e drejtorit të bankës

Tiranë, 24 Korrik NOA - Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot dënimin me 3 vjet burg dhe 400 mijë lekë gjobë për Lulzim Makishtin.

Ai akuzohet se kërcënoi me jetë familjen e drejtorit të bankës, nëse nuk i jepnin shumën prej 85 mijë euro.

I pandehuri është duke u gjykuar me gjykim të shkurtuar ashtu siç janë aktet e paraqitura nga prokuroria.

Në seancën e radhës mbrojtja dhe vetë i pandehuri do të paraqesin konkluzionet e tyre përfundimtare.

I pandehuri akuzohet se më datën 29 prill të këtij viti i ka dërguar tre mesazhe bashkëshortes së drejtorit të Union Islamik bank, Ehad Saad, ku i kërkonte shumën prej 85 mijë euro, në të kundërt familja e tyre të bënte shumë kujdes më pas.

Po ashtu i pandehuri dyshohet se i ka dërguar edhe dy mesazhe të tjera, ku e kërcënonte bashkëshorten e Saad, Almara Read, që të mos lajmëronte policinë por vetëm të vinte në dijeni të shoqin.

Pavarësisht kërcënimeve burrë e grua depozituan kallëzimin penal në polici, ndërkohë që u zbulua se i dyshuari i kësaj ngjarjeje ishte Lulzim Makishti.

Ai akuzohet për veprën penale të shtangimit me anë të kanosjes për përfitim pasurie.  

/a.k/b.a/NOA/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›