E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një kufomë në nënkalimin e trenit në fshatin Sukth, ishte një 80-vjeçar

Durrës, 25 korrik, NOA Në vendin e quajtur superstrada Tiranë-Durrës, në afërsi të nënkalimit të trenit në fshatin Sukth është gjetur një kufomë e paidentifikuar e seksit mashkull e moshës rreth 80 vjeç.

Forcat hetimore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga vëzhgimet e jashtme nuk janë  konstatuar shenja dhune, ndërsa nga deklarimet e banorëve të zonës rezulton se personi është parë para disa orësh në gjendje i shtrirë përtokë duke fjetur.

Ndërkaq, bëhet e ditur se kufoma do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe po punohet për identifikimin e viktimës.

Ajo ka rezultuar se është e seksit mashkull dhe i moshës 80 vjeç, i shkurtër dhe me flokë të thinjura.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›