E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Renda marrin ne dore Valbonen

Redinalda Caushaj

Mbetet mister shkaku i vrasjes se biznesmenit Esad Valbona, ne qytetin e Shkodres, kater dite me pare. Burime nga Prokuroria e Shkodres kane bere te ditur se jane marre ne pyetje nje numer i madh personash, te cilet nuk kane treguar asnje ne lidhje, e cila mund te coje ne zbardhjen e plote te ekzekutimit te viktimes. Sipas burimeve, deri tani nuk ka asnje prove per kete vrasje. Mungesa e provave ka ardhur nga mos gjetja e gezhojes ne vendngjarje, apo e armes, nga e cila eshte kryer vrasja ne distance. Madje, te gjithe personat qe jane marre ne pyetje mesohet se kane qene ose te aferm, ose persona qe jane rastisur ne vendin e ngjarjes ne momentin e ekzekutimit te Esat Valbones. Per te zbardhur kete ngjarje, Prokuroria e Shkodres se bashku me policine e ketij qarku kane nisur bashkepunimet e tyre edhe me Drejtorine e Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit, te cilet jane te specializuar per ngjarje te tilla.

Burime nga Prokuroria e Shkodres kane bere te ditur se nuk dihen kush kane qene arsyet e ekzekutimit te ketij biznesmeni. Nderkohe qe, nga deshmite e marra deri me sot mesohet se viktima nuk ka pasur konflikt apo kercenime. Nga ana tjeter, viktimes i eshte sekuestruar edhe telefoni i tij celular, te cilit do te verifikohen edhe te gjitha mesazhet qe i kane ardhur ne tel, madje do te zbardhen edhe tablatet e bisedave me te fundit te bera prej tij. Sipas burimeve, te gjitha keto procedura do te kryhen per te pare nese ketij te fundit i eshte bere ndonje telefonate kercenuese keto dite, apo jo. Tablatet pritet qe te zbardhen ne ditet ne vazhdim. Nderkohe qe, pistat e prokurorise mbeten vrasje per shkak te ndonje konflikti, ose larje hesapesh. Nderkohe qe, burimet kane bere te ditur se mister mbetet arsyeja e vrasjes se biznesmenit 47-vjecar. Nga ana tjeter, burimet kane bere te ditur se vrasja mund te jete bere nga nje person me pagese. Esat Valbona u ekzekutua me dy plumba ne zemer, teksa ishte i ulur ne lokal "Drino", kur ishte duke pare ndeshjen qe po transmetohej. Asnje krisme nuk eshte degjuar, nderkohe qe vrasja eshte bere ne distance, ku edhe dyshohet te jete me silenciator.

Biznesmeni Esat Valbona eshte vrare kater dite me pare, rreth ores 20:50 ne lagjen "Manush Alimani" te Shkodres, ose e njohur ndryshe si "Xhabije". Viktima 45-vjecar njihet si nje biznesmen qe merrej me tregtine e inerteve, pronar i tre lokaleve, nga te cilet nje per baste sportive. Esat Valbona ka qene i njohur si nder te fortit e Shkodres. Nder konflikte e vjetra eshte duke u marre ne verifikim edhe koha gjate te ciles Valbona ka qene ne burg ne vitet 1991 deri ne 1993, per plagosje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›