E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sillen me pranga nga Anglia dy bashkepunetoret e David Braun

TIRANE - Dy bashkepunetoret e David Braun, qe eshte ne gjykim, per "marredhenie homoseksuale me te mitur", jane ekstraduar mengjesin e djeshem nga Londra. Burime zyrtare nga Interpol Tirana, kane deklaruar se eshte realizuar mengjesin e djeshem ekstradimin nga Londra te dy britanikeve, Dino Christodolou dhe Robin James Arnold. Policia e Shtetit beri te ditur nje dite me pare se ekstradimi i tyre u be pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimet e marra me daten 13 shkurt 2007, dhe me daten 28 qershor 2007, ka caktuar masen e sigurise "arrest ne burg" per Dino Christodolou, 45 vjec dhe Robin James Arnold, 56 vjec, per veprat penale te "marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur", te parashikuara nga neni 100 i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise. Te dy keta persona jane gjykuar deri tani ne mungese ne procesin gjyqesor te hapur ne ngarkim te tyre nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane se bashku me David Braun. Prangosja dhe sjellja e dy britanikeve ne Shqiperi, eshte bere pas bashkepunimit te Interpol-Tirana me Interpol Londra, ku u be i mundur lokalizimi, prangosja dhe venia perballe drejtesise per veprat e kryera. Para pak ditesh, Shqiperia u vizitua nga Kryeprokurori anglez, Ken MacDonald, i cili premtoi per ekstradimin e dy britanikeve ne Shqiperi, me qellim qe ata te perballen me drejtesine per vepren penale qe kane kryer. Sipas akuzes, arrestimi i shtetasit anglez David Braun, u be me 18 maj te vitit 2006, pas kallezimit te disa te miturve endacak, te cilet akuzonin ish-administratorin e qendres se bamiresise "His Children" se abuzonte seksualisht me ta. Nderkohe, vetem dy dite pas arrestimit te Braun, policia shqiptare arrestoi edhe kuzhinierin e kesaj qendre, shtetasin Janaq Papleka, duke akuzuar per "mos kallezim krimi", pasi ka pranuar gjate marrjes ne pyetje se ne qendren "His Children" abuzohej me femijet. Nuk kane mjaftuar vetem keto dy arrestime, pasi autoritetet shqiptare kane shpallur ne kerkim edhe dy shtetasit e tjere Dino Christodolu dhe Robin Arnold, te cilet kane qene punonjes te kesaj qendre per disa muaj ne Shqiperi. Ne aeroportin e Rinasit, dy te arrestuarit i jane dorezuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. A. Cena

Deshmite ne gjyqin e Braun

Ngasherime, lot dhe frike, mes tre femijeve qe per kater ore radhazi deshmuan skenat e dhunes seksuale ne qendren "His Children", te themeluar nga i pandehuri David Braun. Ne shoqerine e prinderve dhe psikologeve, femijet kane deshmuar nepermjet nje video-konference gjithcka ndodhte ne qendren e mesiperme, duke akuzuar kryesisht Dino Christodoulou dhe Robin Arnold.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›