E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimet ne kryeqytet mashtrim me shifrat

Skandali Kreu i policise Burgaj kritika per vrasjet vjedhjet e bankave dhe ato me arme

Policia mashtron per situaten kriminale ne kryeqytet. Per here te pare ne analizat e saj vjetore policia eshte munduar te fshehe krimet dhe te rrise ne menyre fiktive zbulimin e tyre por duket se ka ngecur ne klase. Mashtrimi eshte vene re edhe nga Drejtori i Pergjithshem i Policise i cili eshte perplasur me deklaratat e kreut te policise se Tiranes duke hedhur poshte pothuajse te gjitha sukseset e tij. Beteja mes Drejtorit te Pergjithshem Hysni Burgaj dhe drejtorit te Tiranes Tonin Vocaj eshte bere kryesisht per krimet e renda por nuk jane lene pa permendur edhe fushat e tjera. Megjithate sapo kane filluar kritikat media nuk eshte lejuar te jete e pranishme.

Dje ishte njoftuar se do te zhvillohej analiza e policise se Tiranes dhe keshtu ka ndodhur. Duke qene se gjate ketij viti ka pasur shume zera se kriminaliteti eshte rritur ajo eshte ndjekur me interes te larte si nga perfaqesuesit e policise ashtu edhe nga shoqeria civile dhe publiku. Por kur prezantoheshin statistikat e policise kryeqytetase nga drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj dukej se asgje nuk ishte e vertete nga sa ishte publikuar me pare. Ai ka sjelle nje rritje te evidentimit te veprave penale dhe rritje te zbulueshmerise se tyre. Nderkaq per krimet e renda per te cilat ishte kerkuar ulje e perqindjes kreu i policise kryeqytetase ka deklaruar se ka ulje dhe qe ka rritje te zbulueshmerise. Por kjo deklarate ka rene ne kundershtim me Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit.

Kreu i policise sapo ka marre fjalen ka deklaruar se Tirana eshte nje nder strukturat me te rendesishme te policise ne vend dhe per kete ka kaluar ne kritika duke u shprehur se disa tregues te kriminalitetit kane njohur rritje ne numer e ulje te fuqise zbuluese dhe qe kane impakt te drejtperdrejte ne perceptimin e publikut per punen e policise. Me konkretisht kemi rritje te numrit te krimeve kunder personit sidomos vrasjet dhe ulje te fuqise zbuluese per to. Jane rritur krimet kunder prones problematike kane qene vjedhjet me dhune vjedhjet e bankave vjedhjet me arme vjedhjet me pasoje vdekjen te cilat jane rritur ne numer dhe ka rene fuqia zbuluese e tyre eshte shprehur i prere Burgaj.

Ne lidhje me vrasjet ne Tirane Vocaj deklaroi se per kete vit kane ndodhur 23 te tilla duke shpjeguar se eshte ulur numri i tyre nderkohe qe shtoi se jane zbuluar 17 prej tyre pra vetem 6 te tilla kane mbetur pa u zbardhur. Por duke u bazuar nga te dhenat e Prokurorise se Tiranes rezulton se per kete vit nuk jane zbuluar nente vrasje. Konkretisht ato jane vrasjet me te renda te ndodhura kete vit ne Tirane te cilat fillojne qe nga 6 shkurti kur u vra Hasan Rakipi duke vijuar me tej me Ahmet Bardhoshin Spartak Canajn Elton Lulon Franc Konomin Leonard Bilalin Urim Begun Dritan Skenderajn dhe i fundit Erald Gjoni. Te gjitha keto nuk jane zbuluar sipas te dhenave nga prokuroria. Nga numri total i vrasjeve ne Tirane 23 te tilla po ti zbriten keto nente ekzekutime te pazbardhura mbeten 14 te zbuluara qe ulin ndjeshem numrin e zbulueshmerise duke treguar qarte se shifrat nuk jane ato te publikuara nga drejtori i Policise se Tiranes. Gjithashtu vec vrasjeve alarmante mbetet situata per vjedhjen e bankave dhe grabitjet me arme qe ne shifrat zyrtare nuk permenden nga kreret e policise.

Por policia ka pasur suksese ne luften kunder krimit te organizuar duke rritur zbulueshmerine si dhe ne luften kunder krimit financiar kryesisht korrupsionit. Krahas kesaj tregues te kenaqshem jane evidentuar ne luften kunder narkotikeve ku ka rritje te dukshme te rasteve te ndjekura dhe te grupeve kriminale te goditura. Me mire se nje vit me pare policia ka punuar dhe ne drejtim te parandalimit dhe goditjes se trafikut te femrave qenieve njerezore dhe trafiqeve te tjera kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›