Selami Refuzova oferten per Bashkine e Tiranes

Nje nder themeluesit e levizjes se dhjetorit Eduard Selami tregoi dje per Top Story-n e gazetarit Sokol Balla te pathenat e dhjetorit 1990 dhe ofertat e fundit per te ardhmen e tij ne politike. Ish-kryetari i PD-se Eduard Selami ne intervisten e dhene ne Top Channel beri me dije se refuzoi oferten per te kandiduar per Bashkine e Tiranes per shkak te shkeputjes se gjate 15-vjecare nga Tirana. Do te rikthehem ne politike. Eumlshte ceshtje kohe. Me kaq eshte mjaftuar ish-kryetari i PD-se duke i meshuar fort arsyes pse refuzoi ftesen per Bashkine e Tiranes. Pyetjes nese ka marre ndonje oferte per te kandiduar per Bashkine e Tiranes Selami iu pergjigj duke thene se per mua i shkeputur nga Tirana 15 vjet nuk eshte serioze qe ta pranoj nje oferte te tille. Do ta refuzoja ne fund per te gjetur nje kandidat me te mire. Duke qene i ndare per 15 vjet une nuk jam kandidat i pershtatshem per Tiranen. PD-ja ka mjaft anetare te denje. Ish-kryetari i PD-se Selami sqaroi se ka pasur oferta per tu rikthyer ne politike por nuk i ka pranuar. Sa kohe qe nuk ka nje demokraci te brendshme nuk shikoj ndonje mundesi per te kontribuar. Cfare mund te beje nje anetar i Keshillit Kombetar i cili nuk mban mend kur ka qene hera e fundit qe eshte mbledhur ky keshill. Qellimi im nuk eshte qe te marre nje post por qe Shqiperia te ece ne drejtimin e duhur tha ai. Selami sqaroi gjithashtu se nuk ka kontakte te drejtperdrejta me Kryeministrin Berisha dhe ka kohe pa folur me te. Nese Berisha me fton me shume kenaqesi do ta takoje per te ndare gjerat e perbashketa. Eumlshte miku im i vjeter dhe me kenaqesi do ta takoj tha Selami.
Kritikat e SelamitSipas Selamit defekti i demokracise eshte fakti qe ende ne Shqiperi nuk ka zgjedhje te lira e te ndershme. Akoma nuk ka zgjedhje te lira dhe te ndershme te pranuara nga te gjitha forcat politike. Nuk kemi nje gjykate apo nje shtet ligjor funksional. Ndihma e nderkombetareve ka qene e jashtezakonshme. Eumlndrra e shqiptareve eshte ne realitet nje proces qe ende nuk eshte realizuar theksoi ai. Kritikat e ish-kryetarit te PD-se qendrojne edhe per menyren sesi funksionon demokracia e brendshme e partise ku ai dikur ka drejtuar dhe aktualisht ben pjese formalisht ne Keshillin Kombetar. Brenda PD-se duhet nje votim i ndershem nje anetar nje vote. Nuk funksionojne strukturat tha Selami. Sipas tij partia me e madhe sot nuk eshte PD-ja apo PS-ja por eshte partia e njerezve te zhgenjyer qe nuk votojne. Nje tjeter kritike e Selamit jane edhe ndryshimet kushtetuese. Shikoj qe ka disa kthime prapa pas anetaresimit ne NATO sepse u bene disa ndryshime kushtetuese qe prishin balancat e institucioneve. Demokracia ka nevoje per larmine e shume njerezve. Tendence prapa quaj edhe faktin qe akoma nuk ka nje drejtesi te pavarur tha ai. Lidhur me funksionimin e Parlamentit Selami perdori nje shprehje te kryeparlamentarit te pare pluralist Pjeter Arbnori duke thene se opozita eshte nje pasqyre ku une shikoj veten. Nuk ka nje demokraci reale pa opoziten ne Parlament.
PolitikaE ardhmja e Eduard Selamit ne politike do te marre nje pergjigje te qarte ne momentin qe Partia Demokratike do te kete nje demokraci te brendshme. Por ne fakt influenca e tij brenda Partise Demokratike mbetet e paket per shkak te shume viteve largim nga Tirana te cilen ai e cileson si anen e dobet te argumentit te tij. Eduard Selami shprehu vleresime ndaj Presidentit Bamir Topi duke thene se zoti Topi eshte nje President i suksesshem. Ka dhene dhe jep kontributin e tij si President. Cdo tendence qe e shtyjne PD-ne drejt nje fryme europiane une jam ne krah te tyre.
Dhjetori lsquo90Duke u kthyer 20 vjet pas ne retrospektive Selami e cileson dhjetorin 1990 si nje nga ngjarjet me progresive dhe me te rendesishme ne historine e Shqiperise qe perkon me rrezimin e komunizmit. Ish-kreu i PD-se Eduard Selami sqaroi edhe menyren sesi u angazhua ne levizjen e dhjetorit. Une jetoja ne Qytetin Studenti. Azem Hajdari ishte ai qe me ka dhene shtytjen. Profesor me tha ti e di qe kjo eshte levizja jone dhe une atehere nuk kisha kthim prapa tha Selami. Misteret e dhjetorit lidhen edhe me protagonistet e mevonshem qe dolen ne krye te kesaj levizje dhe ata qe i mbijetuan kesaj levizje. Azem Hajdari mbijetoi se kishte karizem nese mbijetoi Sali Berisha mbijetoi se ishte i domosdoshem. Te tjeret nuk mbijetuan dot se skishin se cfare thoshin me tha Selami. Ai sqaroi se ne themelimin e Partise Demokratike ka pasur veshtiresi per te mbledhur firmat. Si mendoni ju se nje nga diktaturat me te egra do dorezohej aq shpejt. Parullen lsquoE duam Shqiperine si Europen jam kurioz ta di kush e ka thene me perpara. Mendja ma do e ka thene Azemi tha Selami.