E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krimet zgjedhore, SPAK nis hetimet për 39 kallëzime

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka nisur hetimet për 39 kallëzime lidhur me krimet zgjedhore.

Sipas njoftimit zyrtar, deri më 11 maj ora 19:00, SPAK ka administriuar 156 materiale.

“Nga këto 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale), 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal, ndërsa 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).

1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese.

Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›