E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbyllet numërimi, PS “i merr” Devollin të djathtëve

Ka përfunduar numërimi në bashkinë e Devollit, në qarkun e Korçës.

Janë numëruar 49 kutitë e votimit dhe sipas KQZ, PS është forcë e parë me 7082vota (50.50 %), PD ka arritur të marrë 5870 vota (41.85 %).

Në vend të tretë renditet Nisma Shqipëria Bëhet me 361 vota dhe në vend të katërt PSD  me 324 vota.

Kujtojmë që në zgjedhjet paralemtare të 2021, Devolli u fitua nga demokratët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›