Krimi, Basiuni: S’mjafton rritja e ndëshkimit, duhet parandalimi
TIRANE - Krimet e ndodhura kohët e fundit si dhe situata e rendit dhe sigurisë publike kanë hapur debatin e forcimit të masave ndëshkuese. Ministria e Drejtësisë ka propozuar ashpërsimin e dënimeve, ndërsa eksperti ndërkombëtar i fushës penale, Sherif Basiuni gjatë një takimi me kryeprokurorin Adriatik Llalla solli në vëmendje eksperiencën botërore duke thënë se rritja e ndëshkimeve nuk ndikon në uljen e kriminalitetit, por kërkohen masa parandaluese.
Ndërkaq në fjalën e tij kryeprokurori Llalla tha se Prokuroria e Përgjithshme po heton çdo denoncim për ngacmime pedofilie si dhe kërkoi nga strukturat e hetimit, një përmirësim të punës së tyre.
Penalisti me origjinë egjiptiane, Sherfi Basiuni, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri ku ka pasur një sërë takimesh me aktorë të fushës së drejtësisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)