E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sillnin motorë të vjedhur nga Italia,2 në pranga,1 në kërkim

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Sekuestrohen 4 motorë "Dukat" TIRANE - Dy persona janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi sillnin nga Italia motorë të vjedhur dhe i shisnin në Shqipëri me çmime të konsiderueshme.

Artur Zhegu dhe Besnik Hoxhallari janë arrestuar ndërsa, personi i cili nga futur në Shqipëri motorët e vjedhur nga Italia, Shuaip Elezaj, është shpallur në kërkim.

Këta persona janë kanë rënë në duart e policisë në kuadër të operacionit “Montimi”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 motorë të tipit Dukat të vitit të prodhimit 2012, të cilët rezultuan të vjedhur.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›