E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi i te miturve alarm ne kryeqytet

TIRAN- Krimi i te miturve ne kryeqytet duket se po kthehet nje nga fenomenet me shqetesuese ndersa nderhyrja e policise dhe shoqerimi i tyre ne komisariat apo arrestimet duket se nuk po ndikojne aspak ne uljen e veprimeve me natyre kriminale nga ana e kesaj kategorie.


Vetem dy ditet e fundit policia e kryeqytetit arrestoi dhe shoqeroi dy grupe te miturish te dyshuar si te perfshire ne vjedhje dhe grabitje te ndryshme ne qender te Tiranes ne Kamez dhe ne zona te tjera te kryeqytetit. Dy grupet e te arrestuarve sipas burimeve te policise ishin te moshave nga 12 deri ne 13 vjec si dhe nga 15 deri ne 16 vjec.


Per te miturit e moshes nga 12-13 vjec hetuesit e policise se kryeqytetit kane kryer veprimet proceduriale ne ngarkim te tyre duke i akuzuar per vjedhje me dhune por per ta nuk eshte marre ndonje mase ndalimi apo arresti per shkak te moshes se tyre te mitur.


Nderkaq per grupin e te arrestuarve mbi 14 vjec policia ka marre masen e arrestit ne flagrance me akuzen e grabitjes me dhune ndaj personave te ndryshem. Adoleshentet sipas policise akuzohen per tri raste te realizuara brenda nje nate.

Adoleshentet grabites


Mbremjen e se dieles sherbimet e komisariatit te policise nr.3 u njoftuan se ne rrugen 4 Shkurti prane parkut Rinia si dhe gjate pallateve Shallvare tre adoleshente ishin grabitur me dhune nga nje grup personash prej pese vetesh te cilet kercenonin persona te grupmoshave te reja te moshes se tyre me te mitur apo edhe vajza adoleshente. Vjedhjet e grupit gjate te dieles sipas burimeve te Policise nisen ne rrugen 4 Shkurti perballe Shallvareve.


Te peste djemte nen kercenimin e nje kacavide ndaluan nje djale 16 vjecar dhe fillimisht e akuzuan ate se bezdiste vazhdimisht motren e njerit prej djemve. Pas kembenguljes se adoleshenteve se bashkemoshatari i tyre kishte bezdisur dhe ngacmuar motren e nje prej personave te grupit ai ka ndaluar per te sqaruar se nuk e dinte se per cfare po flisnin.


Ne kete moment dy nga djemte e kane kapur nga krahet ndersa nje tjeter i nxori kacaviden duke e kercenuar dhe i ka kerkuar qe tiu jepte canten ne kembim te lenies se tij te lire dhe te mos i binin ne qafe per faktin se ai kishe ngacmuar motren e shokut te tyre.


Pas kercenimeve dhe shantazheve se do ta godisnin me kacavide ne trup 16-vjecari i trembur leshoi canten ne te cilen sipas policise kishte pasur nje sasi te vogel parash dhe disa sende te tijat personale.


Kete metode autoret e kane ndjekur edhe ne dy raste te tjera te realizuara po te dielen ne mbremje ne rrugen Myslym Shyri Reshit ollaku.


Ne keto raste autoret dyshohet se i vodhen canten nje djali 15 vjecar si dhe telefonin celulare nje personi tjeter po te kesaj moshe. Vec ketyre rasteve burimet e policise thone se ky grup dyshohet te kete qene shqetesim ne kete zone si dhe ne zona te ndryshme te Tiranes duke kryer vjedhje me dhune dhe grabitje te kesaj natyre.


Policia thote se ka pasur disa denoncime per vjedhje te ngjashme ne ditet e kaluara. Pas denoncimeve te se dieles policia nisi kerkimet e te dyshuarve bazuar ne pershkrimet dhe te dhenat nga te demtuarit.


Agjentet e krimeve shoqeruan disa persona te cilet u kapen ne qender te kryeqytetit nga patrullat e policise dhe agjentet e krimeve. Menjehere disa prej tyre u derguan ne komisariat per te kryer ballafaqimin per njohje me te demtuarit.


Dy nga te dyshuarit te moshes 15 dhe 16 vjecare u identifikuan nga te demtuarit ne komisariat. Menjehere ndaj tyre u more masa e arrestit ne flagrance ndersa policia iu gjeti edhe disa nga objektet e vjedhura. Me tej hetuesit zbuluan se dy nga te arrestuarit kishin lidhje me tre te tjere te po kesaj moshe ndersa te gjithe ishin banore te zones se Bathores.


Menjehere policia kontrolloi banesat e te dyshuarve duke ndaluar te dyshuarit dhe duke bllokuar sendet e vjedhura. Ndaj kater personave te ketij grupi dy 15-vjecare dhe dy 16-vjecare policia mori masen e arrestit ne flagrance me akuzen e vjedhjes me dhune ne bashkepunim. Ndaj personit te peste policia kreu veprimet procedurale por nuk e arrestoi ate per shkak se ai ishte vetem 12 vjec.


Te arrestuar

B.B 15 vjec banues ne Bathore
E.M 16 vjec banues ne Bathore
B.D 15 vjec banues ne Bathore
B.P 15 vjec banues ne Bathore
Ne gjendje te lire
V.M 12 vjec banues ne Bathore


Krimi ne kryeqytet te dielen ne mesdite. Policia zbulon autoret por ska fuqi te veproje per shkak te moshes se mitur


11-vjecaret bastisen zyren e kompanise celulare

Grupi i dyte i grabitesve te mitur u zbulua nga komisariati i policise nr.2 pas denoncimit te shiteses se dyqanit ne bulevardin Bajram Curri qe punon per nje kompani te telefonise se levizshme ne vend. Sipas policise adoleshentet E.S 12 vjec R.S 11 vjec O.T 12 vjec banues ne Tirane dyshohen si autore te vjedhjes se dyqanit te telefonise ne bulevardin Barjam Curri ngjarje e cila ndodhi te dielen ne mesdite.


Shitesja e dyqanit denoncoi ne polici se tre femije te mitur i kishin hyre ne dyqan dhe dy prej tyre i ishin afruar ne banak duke e shtyre dhe me pas nga sirtari poshte banakut i moren asaj nje sasi parash prej 51 mije lekesh te cilat ishin pjese e xhiros ditore te dyqanit per gjate dites se diel.

Sipas denoncimit te shiteses personat ishin larguar me shpejtesi menjehere sapo kishin marre parate ndersa policia zbuloi se ata ishin larguar me nje autobus te linjes se Unazes. Pas lajmerimit te shiteses ne polici dy patrulla te uniformave blu mberriten ne zonen e lajmeruar dhe pas marrjes se te dhenave te para nga shitesja ndaluan dy nga autobuset e linjes se Unazes.


Menjehere blute gjeten tre femije te vegjel te cilet u njohen nga vete shitesja e cila ishte bashke me patrullat e policise gjate kontrollit te autobusit. Nje autoveture e patrulles se komisariatit nr.2 i kerkoi shoferit te ndalonte dhe te mos hapte deren e autobusit.


Sapo te miturit u gjeten policia i shoqeroi ne komisariat ndersa iu bllokoi atyre edhe sasine e parave te vjedhura. Pas marrjes se deklarimeve policia i la te lire te miturit ndersa dosja ndaj tyre tashme eshte derguar ne Prokurori ashtu si shume raste te tjera te kesaj natyre per te cilat dihet autori por nuk ka nje pergjegjesi penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›