Krimi në familje gode sërish, djali ther të atin duke e qëlluar 10 herë me thikë
Vlorë- Krimi në familje ka goditur sërish dhe këtë herë në qytetin e Vlorës. Një 43- vjeçar është masakruar me thikë nga djali i tij pas një sherri të çastit në lagjen “Rinia”.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe viktima është Shkëlqim Baraj dhe sipas policisë autori është djali i tij 21-vjeçar.
Mësohet se autori i krimit ka shkuar i dehur në shtëpi dhe pas një debati me të atin e ka qëlluar këtë të fundit 10 herë në trup me thikën e bukës.
Familjarët fillimisht kanë tentuar ta fshehin krimin duke thënë se 43-vjeçari ishte vetëvrar, por pas ekzaminimeve mjeko ligjore është arritur në përfundimin se ai është vrarë nga i biri.
Trupi i viktimës ndodhet në morg, ndërsa edhe 21-vjeçari ka marrë një goditje në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës. Policia është duke vijuar hetimet dhe po e merr atë në pyetje.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: