E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindja, mijëra besimtarë kremtojnë festën

TIRANE - Eshtë kremtuar mbreme ne mesnate lindja e Krishtit, qe per besimtare te krishtere simbolizon Birin e Perendise, shpetimtarin e Botes.

Me mijera besimtare jane mbledhur mesnaten e mbremshme ne katedralen “Shen Pali“ ne kryeqytet, ku nuk kane munguar edhe figura te njohura te politikes shqiptare.Imzot Rrok Mirdita ka dërguar mesazhe paqeje në emër të kësaj dite.

Imzot Rrok Mirdita ka ftuar të gjithë së bashku të kremtojmë Krishtlindjen. Imzot Rrok Mirdita: Në thjeshtësinë e Krishtlindjes qëndron madhështia e Zotit. Madhështia e Zotit fshihet në lindjen e një foshnje.

Imzot Rrok Mirdita ka vazhduar predikimin e tij:Njeriu është i prirur drejt hyjnores, por njeriu njeh mjerimin e nëpërmjet tij shtyhet drejt mohimit.

Por në Krishtin është Zoti i bërë njeri, në Krishtlindje është vetë Zoti që bëhet njeri nëpërmjet Birit të tij Jezu Krishtit, i cili u sakrifikua për mëkatet e njerëzve. Krishti është dashuri dhe paqe.

Mesha ne perkujtim te lindjes se Jezu Krithstit nisi me këndimin e liturgjive, pjesë nga Bibla si dhe u drejtua si cdo vit nga kreu i klerit katolik Imzot Rrok Mirdita, i cili u uroi besimtarëve shumë dashuri dhe paqe. Imzot Rrok MIrdita theksoi se “në Botë mungon paqja, por dashuria eshte udha qe te con drejt saj“

(ar.si/BalkanWeb) Lidhje te tjera Janullatos e Mirdita urojnë: Krishtlindje të bekuara! 2012 i mbushur me durim!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›