Ambasadorët, Topi: Refuzoj firmën për emra politikë
TIRANE - Kryetari i shtetit ka refuzuar disa nga kandidaturat e qeverisë për ambasadorë në vende të ndryshme të botës. Ai e argumenton këtë me faktin se emrat e propozuar janë kandidatura politike. Në emisionin “Tonight” presidenti zbardhi arsyet e mosfirmosjes së disa kandidaturave për ambasadorë.
“Është e drejta e Presidentit për të ruajtur një lloj ekuilibri që është me ligj. Ka një raport të caktuar midis trupës diplomatike të karrierës dhe atyre që katapultohen nga politika. Në rast se ky raport fillon e prishet, atëherë ai që bëhet garanti i parë për ta ekuilibruar dhe për të mos e lejuar që trupi diplomatik të mos dominohet nga katapultime politike është Presidenti”, - deklaroi z.Topi.
Ai ka bërë të qartë se “ata që unë kam gjykuar se nuk duhet të dekretohen, ndoshta kanë qenë edhe për këtë arsye, ndoshta edhe për ndonjë arsye tjetër. Unë nuk kam propozime për Londrën. Mund të kem propozim për ndonjë ambasadë tjetër dhe kam pasur arsye të forta për të mos dekretuar, pikërisht për të garantuar atë që kërkohet sot në standardet e një vendi: të ketë patjetër një korpus diplomatik profesional që të ruajë një raport të caktuar në politikë”. Presidenti ka thënë më tej se: “edhe në eksperiencën botërore ky është një rregull që katapultimet nga politika shkojnë vetëm për vende të caktuara që janë me numër të kufizuar dhe i jepet gjithmonë predominancë karrierës diplomatike”.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)