E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Krishtlindjet, komerciale”, Enio Civici: Nuk kanë më lidhje me origjinën

“Festat tani dhe atëherë”, kjo ishte tema e emisionit “Quo Vadis” këtë të martë në Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio ekonomisti Enio Civici ka folur për nostalgjinë e festave të fundvitit. Duke u ndalur te Krishtlindjet, Civici ka thënë se kjo ditë e veçantë ndahet në dy aspekte, te njerëzorja por edhe te të bëri biznes.

Sipas tij janë të shumtë ata që i shohin Krishtlindjet si një mundësi për të bërë më shumë para.

“Nga një anë vlerësojmë këtë festën shumë të rëndësishme njerëzore, fetare, njerëzore që është lindja e Krishtit. Dhe nga ana tjetër aspketi i jashtëzakonshëm ekonomik që kjo festë ka marrë, që nuk ka më lidhje me origjinën e vet të vërtetë. Është kthyer në një mekanizëm për të krijuar fitime, për të ushtruar konsum dhe për ta kthyer atë ditë në një mënyrë konsumizmi që nuk ka lidhje me aspketin shpirtëror. Ne folëm të gjithë se si bashkohemi me familjet, se si e shohim Zotin, se si mendojmë çfarë pune të mirë kemi bërë gjatë vitit. Por ndërkohë pjesa më e madhe e botës kapitaliste mendon se si të fitoj sa më shumë në këtë ditë. Këtu e kam dhe për një biznes të vogël, jo për koorporata gjigante. Është një ditë që ka dy aspakete. Nga një anë mundohesh të ndihmosh ata që kanë më pak mundësi në këtë ditë të shënuar. Nga ana tjetër nëse je një sipërmarrës do mendosh si të fitosh më shumë. Ka një konflik të madh për njeriun në këtë ditë nga ana shpirtërore”, tha Civici.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›