E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet ne Betlehem

Një pemë krishtlindjesh 15 metra e lartë është vendosur në sheshin Manger, në Betlehem, në një ceremoni që ka shënuar dhe hapjen e festimeve në qytetin që mendohet të jetë vendlindja e Jezusit.

Me qindra palestinezë dhe pelegrinë janë mbledhur në ceremoninë vjetore gjatë së cilës kryebashkiaku i Betlehemin ndez dritat e pemës së krishtlindjeve.

Turma ka duartrokitur dhe ka brohoritur në momentin e ndriçimit të pemës, si dhe janë hedhur fishekzjarre.
Në ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryeministri palestinez Salam Fajad.
Qetësi duket se është rikthyer në këtë qytet duke shënuar në këtë mënyrë dhe një lulëzim në sektorin e turizmit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›