Tirane 10 vjecari bie ne pus humb jeten

Një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë në pus nga ku nuk pamundur të dalë dot i gjallë. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tapizë të Tiranës. Burime nga policia bëjnë të ditur se fëmija 10-vjeçar, Dhurim Ziguri ka gjetur vdekjen tragjikisht, duke u mbytur në pus. Mësohet se fëmijës i ka rrëshkitur këmba dhe është fundosur në pus, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia, e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.