E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet ne Teatrin e Operas dhe baletit do te jene krejtesisht ndryshe

Gjithçka duket ftuese me një skenografi  festive  në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Mozaiku i këngëve më të njohura, botërore, por edhe atyre shqiptare do të jenë pjesë e koncertit të Krishtlindjeve në opera, mbrëmjen e së martës. 
Regjisori Nikolin Gurakuqi i cili prej ditësh po punon me këngëtaret i bën një ftesë të gjithëve që duan të festojnë lindjen e Krishtit në një atmosferë festive dhe krejtësisht ndryshe.
Kryefjala e mbrëmjes festive janë këngët dedikuar krishtlindjes që do të interpretohen nga solistët e Teatrit të Operës, orkestra simfonike dhe kori i fëmijëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›