E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kremtohen sot Krishtlindjet Berisha uron besimtaret Dita e shpreses se pashuar

Krishtlindja festa e gëzimit, ngrohtësisë dhe dritës
Mijëra besimtarë në vendin tonë kremtojnë sot Krishtlindjen, festën më të madhe dhe më të rëndësishme të krishtërimit. Meshat kanë nisur në mesnatë në mjaft qytete të vendit, ku besimtarët e krishterë i janë bashkuar festës së madhe, kremtimit të lindjes së Krishtit.

Besimtarët e krishterë kanë mbushur plot e përplot katedralen e Shën Palit në kryeqytet.

Kjo natë madhështore i mbledh të gjithë familjarisht.

Në ceremoninë e mbërritjes së krishlindjes Imzot Rrok Mirdita më parë kërkon që të gjithë t'i kërkojnë falje për gabimet e bëra

Faljet dhe lutjet e tyre shkrihen me muzikën festive të krishlindjeve. 

Në cdo varg i drejtohen zotit, të gjithë këndojnë së bashku.

Kremtimi i Krishtlindjeve nuk është thjeshtë kremtim i ditëlindjes së krishtit por është përkujtimi solemn i mishërimit të Zotit.

Të gjithë falen dhe luten për një jetë më të mirë.

Por jo vetëm për vete, edhe për ata që nuk kanë mundësi.

Në këtë natë të shënuar të gjithë i japin dorën njëri tjetrit, për të treguar më shumë dashuri dhe paqe.

Pas kremtimit shpirtrat e mëkatarëve duken më të lehtësuar.

Por kjo natë nuk është e shenjtë vetëm për besimtarët katolikë.

Shqiptarët gjithmonë e kanë treguar se dinë të bashjetojnë mirë me të gjitha fetë. Kjo është edhe dëshira e Zotit.

Berisha: Kjo ditë, mrekullia e madhe e lindjes
Kryeministri Berisha ne mesnaten e krishtlindjeve ka adresuar nje urim per gjithe te krishteret. " Besimtareve te krishtere shqiptare por edhe te gjithe besimtareve te Zotit, familjarisht ju urojme nga zemra gezuar festen e bukur te Krishtlindjes, kete dite qe simbolizon mrekulline e madhe te lindjes, te shpreses se pashuar, te besimit por dhe diten e lindjes se Jezu Krishtit, burrit qe aq shume ndikoi me fuqine e tij hyjnore e njerezore ne moralin e qyteterimit te sotem- thuhet ne urimin e kryeministrit te Shqiperise me rastin e krishtlindjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›