E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristal sjell botimin e radhës, Armand Plaka "Shqipëria ashtu siç e pamë"

"Shqipëria ashtu siç e pamë" është botimi më i ri që Universiteti Kristal ka sjellë në dorën e lexuesit, me autor Armand Plaka. Shqipëria komuniste në sytë e medias perëndimore në vitet 1945-1990 vjen në këtë vëllim në kuadër të 100- vjetorit të pavarësisë.
 

Libri “Shqipëria ashtu siç e pamë" është vazhdim i tre botimeve që Universiteti Kristal ka sjellë muajt e fundit, si “Psikologjia konjitive”, “Dritëhije mbi marrëdhëniet ndërkombëtare”, “Fjalori katërgjuhësh i Daniel Voskopojarit”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›