E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërndarja e pensioneve, Posta Shqiptare lehtëson proçedurat

Që prej datës 1 prill të gjithë pensionistët do të kenë më tepër komoditet dhe thjeshtësi në marrjen e pensionit. Kjo pasi Posta Shqiptare ka realizuar një riskematizim, në bazë të së cilit pensionistët do të mësojnë se në cilën datë do të duhet të paraqiten pranë sporteleve të Postës për të marrë pensionet.

Punonjëset e postës shprehen se tashmë ka filuar informimi i pensionistëve në lidhje me këtë proces.
 

Ndërkohë që pensionistët shprehen se shërbimi aktual i Postës Shqiptare është i mirë dhe mënyra e re e funkisionimit të shpërndarjes së pensioneve do të sjellë më shumë lehtësi.
 

Në bazë të kësaj skeme pensionistët duhet të paraqiten pranë pikave të postës ku janë afishuar numrat rendore te librezës se pensionit dhe datat përkatëse, dhe më pas të tërheqin leket.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›