E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takon Obamën, e falënderon për mbështetjen e SHBA

Presidenti shqiptar Bamir Topi, i cili po merr pjesë në samitin e Varshavës, në Poloni, është takuar dje me homologun e tij amerikan Barack Obama.

Sipas njoftimeve nga Presidenca, kreu i shtetit ka takuar presidentin amerikan gjatë një darkë pune. Mësohet se Topi i ka shprehur presidentit Obama mirënjohjen për përkrahjen e SHBA në demokratizimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Nga ana e tij, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vlerësuar realitetin gjeopolitik në Ballkan dhe aspiratat integruese të Shqipërisë e mbarë rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›