E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristen Stewart kapet duke tradhtuar Rob Pattinson (FOTO)

Aktorja Kristen Stewart e ka tradhtuar Robert Pattinson me një producent filmash të martuar, dyfishi i moshës së saj.

Lajmi është përcjellë në të gjitha mediat botërore, por fillimisht është publikuar nga US Weekly.

Aktorja e sagës Twilight, 22 vjeç, është kapur mat me drejtorin e filmit Borëbardha dhe gjahtari, Rupert Sanders, 41 vjeç.

Stewart ka luajtur në këtë film me buxhet gjigand, që ka dalë tashmë në kinema. Por edhe pse filmi ka mbaruar, ata të dy janë filmuar në krahët e njëri tjetrit.

Rupert është i martuar me modelen britanike Liberty Ross.

Një burim ka thënë se Stewart është e shkatërruar nga kjo histori.

Çifti Stewart- Pattinson ishin bërë idhuj të adoleshentëve në mbarë botën pas sagës Twilight.

Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Kristen Stewart dhe Rupert Sanders

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›